Përkujtohet dëshmori Mejdi Korrani

19 prill 2020 | 14:40

Dëshmori i kombit, Mejdi Korrani është përkujtuar me nderime të larta institucionale e shoqërore, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të Policisë së Kosovës, familjarë e të afërm, e kanë nderuar dëshmorin Korrani dhe kanë vendosur lule tek varri i tij, në Varrezat e dëshmorëve në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur gjithë respektin për dëshmorin Mejdi Korrani dhe të gjithë të tjerëve që u flijuan për liri.

“Pa dyshim që vepra dhe sakrifica e Mejdiut meriton respektin më të lartë që mund t’ia bëjmë. Do ta kujtojmë gjithë kontributin dhe flijimin për atdhe. Vepra e tij do t’iu shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme si udhërrëfyes i atdhedashurisë”, ka thënë kryetari Haliti.

Mejdi Korrani ka rënë dëshmorë 21 vite më parë si pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku bëri thirrje të Dielën për një vizion gjithëpërfshirës…