Përkujtohet dëshmori Isuf Ahmeti
02 gusht 2019
| 14:45
Ish-mësuesi, pedagogu dhe ushtari i UÇK-së, Isuf Ahmeti nga fshati Stubëll i Gjakovës është përkujtuar të enjten me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij.
Ahmeti qysh në ditët e para të luftës së UÇK-së ishte angazhuar në zonën e Dukagjinit dhe ishte ndër ushtarët më të respektuar të fshatit.
Ai ka renë heroikisht më 2 gusht të vitit 1998, gjatë një ofensive të ndërmarrë nga forcat policore e ushtarake serbe në fshatrat e Rekës së Keqe. Trupi i tij prehet në varrezat e fshatit Stubëll.
/Epoka e re/