Përkujtohet dëshmori Zejnulla Zejna
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, familjarë dhe bashkëluftëtarë, kanë përkujtuar të dielën dëshmorin e kombit, Zejnulla Zejna, në ditën e rënies së tij për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast, Aliu ka thënë se amaneti i dëshmorëve është duke u jetësuar.
“Sot, përkujtuam dëshmorin e kombit, Zejnulla Zejna. Amaneti i tyre fisnik për lirinë dhe zhvillimin e vendit po jetësohet çdo ditë nga burrat e gratë e këtij vendi, që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mirë”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka thënë se këto ditë përkujtimi janë ditë dhembje dhe krenarie si për familjarët, shokët, miqtë ashtu edhe për shoqërinë.