
Përkujtohet ‘Epopeja e Korrikut 1998’ në Rahovec (foto)
17 korrik 2023
| 12:38
Në Rahovec, sot u përkujtua “Epopeja e Korrikut 1998”, me ç’rast janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te “Muri i Pikëllimit” në këtë qytet.
Më 17 Korrik të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës hynë për të marrë në kontroll qytetin e Rahovecit dhe gjatë luftimeve që zgjatën deri më 25 bien në altarin e lirisë 25 dëshmorë dhe u vranë mbi 100 civilë shqiptarë. Aktivitetet për ditët e lavdishme do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.