Përkujtohet heroi Agim Ramadani dhe dëshmorët e ‘Brigadës 138’  

11 prill 2019 | 16:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të ‘Brigadës 138 Agim Ramadani’.

Me këtë rast, ai ka thënë se sot është një ditë ndryshe sepse kujtohet një luftëtar me vlera njerëzore e intelektuale.

Haradinaj ka theksuar se përshtypja e tij për Agimin, edhe në kohërat e luftës ishte se kanë të bëjnë me një luftëtar të rrallë  shqiptarë.

“Në Brigadën 138 u bashkuan plot djemtë të zot të kombit, të cilët kishin bërë rrugë për liri, rrugë për të drejtën tonë. Aty janë njerëz të shquar, janë, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu, janë plot të tjerë, por janë shumë dëshmorë, nga të gjitha anët e atdheut që u flijuan në kuadër të kësaj brigade”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, duke shtuar se atë ditë në atë orë me Agimin ishin edhe Adem Isufi i Cërnicës së Gjilanit, Jeton Veliu i Polacit, Imri Curri i Hanit të Elezit, Ramë Beka i Gushavcit të Mitrovicës, Rrahman Tafa i Caralevës, e Sylejman Shala i Vidishiqit.

“Të gjithë ata që e kanë dashur me zemër atdheun, e kanë gjetur rrugën. Në çdo kohë shembulli i tyre mund të na ndihmojë që të gjejmë rrugën në shërbim të atdheut tonë. Edhe dita e sotme është një ditë e porosisë për të gjithë ne që të shërbehemi me shembullin e tyre. Lavdi e përjetshme heroit tonë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Lavdi të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për liri”, ka theksuar Haradinaj.

Në emër “Brigadës 138” ka folur bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, deputeti Anton Çuni, ndërsa në emër të familjarëve të heronjve, ka folur Jeton Ramadani, i biri i Heroit Agim Ramadani.

 /Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Brajshori dhe Arbnor Krasniqi kanë përfaqësuar Kosovën në kampionatin…