Përkujtohet heroi Astrit Berisha

06 qershor 2024 | 12:40

Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Ruhot të Pejës është përkujtuar heroi Astrit Berisha, i cili deri në frymën e fundit ishte në shërbim të atdheut.

Të pranishëm në nderim të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç familjarëve ishin edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, ish-doktori i luftës dhe ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, si dhe shumë bashkëluftëtarë të Astritit.

“Sot në përkujtim të heroit Astrit Berisha në Ruhot”, ka shkruar deputeti Berisha në “Facebook”.

Heroi Astrit Berisha me familjen dhe bashkëvendësit nga fshati Ruhot i Pejës ishin ndër të parët që u renditen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë ndër pikat më të forta dhe kundërshtuese për armikun serbosllavë.

Pas përfundimit të luftës, Astriti e vazhdon rrugëtimin ushtarak duke u bërë njëri nga pjesëtarët më të devotshëm në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Astrit Berisha duke marrë pjesë në rinovimin e kazermës në Istog bie nga lartësia me ç’rast ndërron jetë dhe në këtë mënyrë iu bashkohet në përjetësi shokëve të luftës. Vepra e Astritit dhe dëshmorëve të UÇK-së vazhdon të jenë frymëzim për brezat e rinj në Lugun e Drinit dhe mbarë Kosovën.

May be an image of 7 people

May be an image of 9 people

May be an image of 9 people and people skeet shooting

 

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është…