Përkujtohet heroi Ilir Konushevci në ditëlindjen e tij
20 qershor 2021
| 12:48
Po të ishte gjallë heroi Ilir Konushevci sot do t’i mbushte 52 vjet.
Me rastin e ditëlindjes së tij, ushtarë, shokë e familjarë kanë vendosur lule në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë aty ku ndodhet edhe busti i heroit Konushevci.
Po ashtu, janë bërë homazhe edhe të varri i tij në varrezat e dëshmorëve në “Velani”.
Përveç miqve dhe ushtarëve në homazhe kanë qenë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.
Kujtojmë se më 27 nëntor të vitit 2018 ishin sjellë nga Shqipëria dhe rivarrosur në Prishtinë eshtrat e dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.