Përkujtohet heroi Shaban Golaj

25 korrik 2018 | 11:54

Dega e OVL-UÇK-së në Gjakovë ka njoftuar se nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së heroit të kombit Shaban Golaj – komandant i Njësisë Speciale të Rekës së Keqe.

Homazhet do të bëhen nga ora 11:00 në fshatin Sheremetaj, ndërsa zbulimi i plakës përkujtimore do të bëhet tek vendi i rënies në Kallavaj në orën 11:30.

Po ashtu do të mbahet edhe akademi përkujtimore në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë dje vendim që të ndihmohen…