Përkujtohet heroi Xhevat Jusufi në 26-vjetorin e rënies së tij
Në 26-vjetorin e rënies sot është kujtuar heroi Xhevat Jusufi, ku përfaqësues të Komunës së Mitrovicës së Jugut, kanë bërë homazhe në nderim të tij.
Në njoftimin e lëshuar për medie se përfaqësuesit komunal vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
“Sot me rastin e këtij përvjetori, kryesuesja e kuvendit komunal, znj. Vesa Broja, drejtorët e drejtorive komunale së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë”, është thënë në njoftim.
Përfaqësuesit komunalë kanë vlerësuar lartë kontributin dhe vepren e heroit Xhevat Jusufi, në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
Xhevat Jusufi ishe komandant për logjistikë i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Ai ishte vrarë më 3 janar 1999 në Smrekonicë të Vushtrrisë.