Përkujtohet ish-gazetari e publicisti Qani Mehmedi!
17 korrik 2018
| 22:53
Për nderë të publicistit dhe redaktorit të njohur shqiptar Qani Mehmedi, më 18 korrik, në orën 19:00 do të organizohet akademi përkujtimore me moton “Një vit pa Qaniun”.
Ceremonia do të mbahet në teatrin “Faruk Begolli”, afër AAB-së, në rrugën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këshilli organizativ fton të gjithë dashamirësit e punës së tij, që të jenë të pranishëm në këtë akademi.