Përkujtohet ish-ushtari i UÇK-së, Jetullah Gashi

17 gusht 2024 | 01:20

Familjar, miq e bashkëluftëtar kanë përkujtuar ish-ushtarin e UÇK-së, “Heroin e Kosovës” Jetullah Gashin me rastin e përvjetorit të 17-të të vdekjes së tij. Kujtojmë që Jetullah Gashi ishte luftëtar edhe në Betejën e Koshares.

Në vitin 2019, ish-ushtari Gashi, ishte dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës”, nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mandatit të tij në vitin 2019 kishte bërë me dije se e ka dekoruar Jetullah Gashin me urdhrin “Heroi i Kosovës” për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftës së UÇK-së.

“Me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’ sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si komandant ‘Drenica’ dhe komandant ‘Jeta’ mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, kishte shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook” në gusht të vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, eprori lartë i UÇK-së dhe nënkoloneli Forcave…