Përkujtohet komandant Bardhi dhe bashkëluftëtarët e tij
Në 24 vjetorin e rënies është përkujtuar Heroi i Kosovës, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – komandant Bardhi, me bashkëluftëtarët Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci.
Në manifestimin qendror të mbajtur në Kaçanik të Vjetër, të pranishmit i përshëndeti Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, ndërsa foli për jetën dhe veprën e Komandant Bardhit.
“Angazhimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i Komandant Bardhit, dhe shumë luftëtarëve e dëshmorëve tjerë, ishte vetëm vazhdimësi e punës dhe e luftës kundër okupatorit serb, sepse qysh në rininë e tyre kishin filluar të përkushtohen rreth idealeve kombëtare.
Prandaj,
Vepra e tyre le të mbetet frymëzim për të gjithë, se si duhet mbrojtur e luftuar për atdhe. Nënkryetari Vishi tha se të gjithë e kemi obligim që herozimin dhe luftën e shenjtë të luftëtarëve të UÇK-së ta trasojmë tek brezat e rinj sepse asnjëherë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet. Ai në fund të fjalimit të tij tha se pa gjakun e derdhur të atyre që u flijuan, as liria nuk do ta kishte kuptimin.
Në emër të këshillit të fshatit Kaçanik i Vjetër, foli Zimri Krasniqi, ndërsa në emër të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik foli Hajrush Kurtaj ish zëvendës Komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Në fund u shfaq një program kulturo artistik nga nxënësit e Shkollës Fillore “Qamil Ilazi”.
Pra se të filloj manifestimi , janë mbajtur manifestime dhe janë bërë homazhe në Gjurgjedell, Llanishtë, Te Vezt si dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.