Përkujtohet mjeku Lec Gradica në 26-vjetorin e rënies
Sot është përkujtuar mjeku i UÇK-së, Lec Gradica, në 26-vjetorin e rënies se tij. Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, ishin të pranishëm shumë bashkëluftëtar e të afërm të Dr.Lecit. Në homazhe ishte edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të heroit në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Lladrovci ka thënë se Dr. Leci ishte gjithmonë pranë ushtarëve të UÇK-së.
Pranë varrit të Dr. Lecit kurora lulesh ka vendosur edhe axha i tij, plaku i urtë Selim Leci së bashku me djalin e doktor Lecit, Besart Leci me familje.
Dr. Lec Gradica ka rënë heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar e shëruar qytetarët e Drenicës dhe ushtarët e Kosovës në bjeshkët e Qyqavicës që ishin të plagosur.