PËRKUJTOHET NË BUDAPEST SHËN NËNË TEREZA
Nënë Tereza: “Për sa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike, për kah thirrja, që i përkas gjithë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”
Prof. Dr. Musa Ahmeti-
Center for Albanian Studies – Budapest
Sot në Budapest, nën përkujdesjen dhe organizimin e Ambasadës Shqiptare në Budapest, përkatësisht të ngarkuarës me punë pranë kësaj Ambasade, znj. Genta Mburimi, u vendosën lule në monumentin e Nënë Terezës në sheshin që mban të njejtin emër Boldog Teréz anya tér në distriktin XII.
Në këtë event ishin të pranishëm: shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Gjeneza Budima, përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Budapest z. Nenad Mladenovikj, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Peç, z. Avni Hafuzi, drejtuesja e Programit Albanian Studies dr. Etleva Lala, përfaqësues të bashkisë së qytetit të Budapestit si dhe pjestarë të diasporës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës që jetojnë e punojnë në Hungari.
Pas vendosjes së kurorave dhe buqetave me lule, Ambasadorja e Republiksë së Kosovës, Shkëlqësia e Saj, Gjeneza Budima, përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, duke theksuar virtytet e Shën Nënë Terezës, porositë e saj për fëmijët dhe të varfërit e botës.
Në vijim e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë Genta Mburimi, falenderoi të gjithë të pranishmit, posaçërisht mysafirët që kishin nderuar këtë event me pjesëmarrjen e tyre.
Znj. Genta Mburimi bërë një përmbledhje të shkurtër, por shumë përmbajtësore të aktiviteteve të organizuara gjatë këtij viti, ku në mënyrë të veçantë theksoi konferencën e organizuar nga Programi Albanian Studies pranë Universitetit Shtetëror ELTE të Budapestit për Nënë Terezën, që ishte një sukses i përbashkët i drejtueses së këtij Programi dr. Etleva Lalës dhe Ambasadës Shqiptare, ku morën pjesë studiues eminent, motrat e Nënë Terezës në Budapest dhe të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Budapest z. Nenad Mladenovikj që pohoi se Nënë Tereza i përket tërë botës ashtu siç tha edhe ambasadorja e Kosovës. Pastaj lexoi një pjesë nga fjalimi i Shën Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit Nobel.
Pas vendosjes së kurororave dhe luleve te statuja e Nënë Terezës, ambasadorja e Repulikës së Kosovës ftoi të pranishmit në një kafe rasti për të bashkëbiseduar dhe diskutuar për përdishmërinë aktuale.
Me këtë rast u vu në dukje se me datën 11 shtator në qytetin e Ajkës, me iniciativën dhe sponsorizimin e Konsullit të Nderit për Peç–in, z. Avni Hafuzi do vendoset një pllakë përkujtimore me “Himnin e Nënë Terezës” për nder të përkujtimit të saj.
Është me rëndësi të theksojmë se: nën përkujdesjen e shoqërisë civile, por edhe të znj. Anikó Lévai (bashkëshorte e kryeministrit hungarez, z. Viktor Orban) dhe me iniciativë të Ambasadës Shqiptare në Hungari, në vitin 2011 u inicua një rezolutë në Parlamentin Hungarez, që 5 shtatori të shpallet si Dita e Bamirësisë e për nder të Nënë Terezës.
Në këtë drejtim, me iniciativën e Komitetit të Ligjeve të Asamblesë Kombëtare Hungareze dhe me lobimin e rezolutës A/RES/ 67/ 105 nga Ministria e Jashtme Hungareze, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me konsensus rezolutën A/RES/ 67/ 105, e cila e shpall ditën kur u shua e “Lumnuemja Nëna Terezë” 5 shtatorin, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Mbështetëse të kësaj rezolute, e cila u miratua më 17 dhjetor të vitit 2012, ishin 44 shtete nga pesë kontinete dhe Shqipëria ishte njëra nga 44 shtetet që firmosën miratimin e kësaj rezolute.
Statuja e Nënë Terezës është punuar nga skulptori hungarezGábor Mihály, skulptor me emër ndërkombëtar, që është edhefitues i çmimit “Munkácsy” i cili me mjeshtëri dhe ndjesi të veçantë ka modeluar Shën Nënë Terezën si një nënë lutëse, tëbutë dhe mëshiruese.
Ambasada shqiptare së bashku me Ambasadën e Kosovës dhe anëtarët e komunitetit shqiptar në Hunagri morën pjesë në eventin e bamirësisë që organizuan Minisonaret e Nënë Terezësnë Budapest.
******
“Nënë Tereza është e bija e Nikollë e Drane Bojaxhiut, e cila lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në Indi më 5 shtator 1997. Ajo ishte fëmija i pestë e familjes, më e vogla, e cila u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, dhe në moshën tetë vjeç e gjysmë, në vitin 1919, u krezmua në katedralen e “Zemra e Krishtit” n’Shkup, sipas të dhënave zyrtare të Selisë së Shenjtë. Në moshën 18-vjeçare iu bashkua rregullit islandez të Loretos, motrat e të cilit mbanin një stacion misionar në Kalkutë. Më 1946, ajo kërkoi leje të ndërpriste shkollën dhe të punonte në mes të të varfërve në lagjet e qytetit, së cilës i erdhi si një “thirrje e dytë” nga Zoti.
Në vitin 1948 u lejua të ndërronte rregullin uniforme të Loretos me sarin e lirë indian, duke krijuar misionarët e dashurisë për të ndihmuar, dashur dhe shërbyer të varfërve. Për më shumë se 15 vjet punë në ndihmë të të varfërve, më 1965, rregulli i Nënë Terezës, “Misionarët e dashurisë”, pranohet si kongregacion papnor nën mbrojtjen e Vatikanit.
Ajo tashmë është një rregullatore e lirë. Në vitin 1979, Nënë Tereza merr çmimin “Nobel” për paqe, ku komiteti suedez ka vlerësuar shpirtin, i cili përshkon aktivitetin e Nënë Terezës, çdo krijesë njerëzore për të është e shenjtë, që pa ngurrim i dhuron dashuri. Ndërsa kryetari i Bankës Ndërkombëtare, z. Robert Maknamar, ka deklaruar se Nënë Tereza e meriton shpërblimin “Nobel” për paqe, sepse ajo ngriti paqen në mënyrën më esenciale, me konfigurimin e saj të pacenueshmërisë së dinjitetit të njeriut.
Në marrjen e “Nobelit” midis shumë pyetjeve të tjera, ajo iu përgjigj pyetjes së një gazetari sllav: “N. T., ju keni lindur në Jugosllavi… jetoni në Indi… motrat tuaja veprojnë në shumë vende, si e ndieni veten?” Nënë Tereza i është përgjigjur: “Për sa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike, për kah thirrja, që i përkas gjithë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”.