Përkujtohet veprimtari i shquar, Shaban Manaj
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin Shaban Manaj, në 19-vjetorin e vrasjes së tij.
Mustafa ka thënë se Manaj ishte udhëhequr nga idealet e Presidentit Ibrahim Rugova, për liri, pavarësi e demokraci.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Sot 19 vite më parë, u rrëmbye dhe u vra mizorisht veprimtari dhe avokati i shquar, Shaban Manaj.
Shaban Manaj ishte avokat, intelektual dhe patriot që i kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
Shaban Manaj ishte udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi, demokraci, atdhedashuri dhe tolerancë dhe me plotë meritë u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e dhënë për Kosovën në periudhat më të errëta të historisë sonë.
LDK, Kosova dhe i tërë populli shqiptar do ta përkujtojmë përherë Shabanin dhe sakrificën e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!