Përkulemi para sakrificës dhe luftës së shenjtë të UÇK-së

17 shkurt 2022 | 12:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, iu është drejtuar të pranishmëve në parlament, me një fjalim me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se përkulet para luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pavarësia është bimë e lirisë që kërkon të ujitet çdo ditë.

“Çdo njëri nga ne më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore e cila e mishëron krenarinë me entuziazëm. Krenaria na vjen si sublimim i rrugës së gjatë e të mundimshme të popullit tonë për liri, kurse entuziazmi si vetëdije për arritjet e deritashme dhe si optimizëm për të ardhmen. Sot duke e kujtuar 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë para së gjithash i nderojmë dëshmorët e luftës për liri që nuk e kursyen as jetën për mëvetësinë e shtetit tonë. Përkulemi para sakrificës së tyre dhe të luftës së shenjtë dhe të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…