Përkundër kundërshtive të BE-së dhe shoqërisë civile, pushteti miraton Projektligjin për KPM-në
11 korrik 2024
| 14:04
Me 59 vota për dhe dy abstenime, deputetët e pushtetit e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Deputetët kanë abstenuar kanë qenë Dimal Basha dhe Eman Rrahmani.
Po ashtu, me 60 vota për e një abstenim kanë kaluar 93 amendamente të komisionit funksional për këtë projektligj.
Deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, ka thënë se për gashtë muaj e kanë shqyrtuar këtë projektligj.
“Komisioni ka gjashtë muaj që e shqyrton këtë projektligj. Kemi pasur komente të shumta. I kemi analizuar të gjitha ato komentet me seriozitet dhe në fund kanë rezultuar 93 amendamente”, është shprehur ai. /EO