
Përleshen 5 vajza në një diskotekë në Prishtinë, dy të dyshuarat gjatë ikjes godasin me veturë një police
12 prill 2025
| 10:50
Një përleshje ka ndodhur në një diskotekë në Prishtinë. Tri vajza janë sulmuar nga dy të tjera.
Në raportin 24 orësh thuhet se dy të dyshuarat me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore pasi kishin tentuar të iknin.
Njëra prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra, e mitur, është liruar.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, njofton Policia e Kosovës.