Përleshen gjashtë persona në Prishtinë, njëri përfundon në spital, katër në ndalim policor

04 tetor 2024 | 13:33

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar në kryeqytet për shkak se pas një mosmarrëveshjeje pasditen e së enjtes janë përleshur ndërmjet vete.

Policia njofton se gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, e njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri. Me vendim të prokurorit kujdestar, katër prej të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka folur pas intervistimit…