Përleshen me grushte militantët e PD-së dhe PS-së në Elbasan (Video)

14 mars 2021 | 13:31

Mbërritja e kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së në Elbasan në të njëjtën kohë për Ditën e Verës ka sjellë përplasje mes mbështetësve të  tyre.

Militantët e PD-së dhe PS-së janë përplasur me njëri-tjetrin me grushte e shkelma.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen mes tyre, ndërsa situata vazhdoi për disa minuta.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ka sjellë këtë panoramë ditën e sotme, ku duhej të mbizotëronte gëzimi dhe harmonia.

Mbështetësit e PD-së thërritnin në kor “Rama Ik”, ndërsa Basha po takonte qytetarët, ndërsa Rama u prit me brohorima e përshëndetje me qytetarët elbasanas.

Kjo situatë e tensionuar, paralajmëron se do të ketë një fushatë të nxehtë mes partive politike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike…