Përleshen yjet e Prishtinës, lëshojnë përparësinë prej 20 pikëve ndaj kampionit holandez
KB Prishtina ka dështuar të mbrojë rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë në Prishtinë ndaj Donar Groningenit, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve.
Në ndeshjen e kthimit në Holandë, KB Prishtina pësoi humbje të thellë prej 80-55. Derisa në ndeshjen e parë kishte krijuar epërsinë prej 20 pikëve duke fituar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve 84-64, transmeton Koha.net.
Në përfundim të pjesës së parë kishte ndodhur edhe një përplasje ndërmjet Dardan Berishës dhe Divine Myles, për të shfaqur edhe tensionin që ishte te skuadra kosovare për shkak të rezultatit të dobët.
Jason Dourisseau e Jordan Callahan udhëhoqën Donar Groningenin drejt fitores së sotme, duke shënuar 15 respektivisht 14 pikë.
E te Prishtina i vetmi që shpërtheu ishte A.J. Davis që pati 17 pikë, 5 kërcime e një asistim.