Përleshja e re, deputetja e LV-së me letër sfilon në Kuvend: ‘Round 2’
13 korrik 2023
| 17:40
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka ironizuar me dhunën në Kuvendin e Kosovës.
Ajo, përmes një flete në të cilën shkruante “Round 2”, ka bërë një sfilatë në Kuvend, derisa deputetët e PDK-së po e mbajnë të bllokuar foltoren.
Kujtojmë se pak minuta më parë, në Kuvend pati sërish kacafytje mes deputetëve, ku në një moment, Time Kadrijaj e AAK-së, e ka gjuajtur me shishe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas këtyre momenteve, në sallë ka hyrë sigurimi dhe policia.