Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës kryetemë dhe medieve ndërkombëtare

13 korrik 2023 | 16:47

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë kryetemë e mediave botërore.

“Daily Mail” ka raportuar se përleshja fizike  në mes të deputetëve ka filluar kur Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës i është afruar kryeministrit Albin Kurti, të cilin e spërkati me ujë.

Mjaftoi ky veprim dhe sulmi me shishe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj Lushtakut  që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.

Kujtojmë që seanca e Kuvendit të Kosovës është anuluar përkohësisht derisa është qetësuar situata dhe më pas është vazhduar.

Ndryshe lidhur me dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,  i cili padënuar përleshjen fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përmbyllur gara e FIBA 3x3 U23 Nations League në…