Përleshja me armë zjarri në Itali, kush është 27-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri.
Mediat italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetë një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kasen Kasmi ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar, Mikea Zeka, 23-vjeç.
I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje ndërsa hetuesit kanë identifikuar edhe tre bashkëpunëtorët e tij që janë shpallur në kërkim.
Fillimisht ngjarja u raportua si përplasje mes një bande shqiptarësh dhe marokenësh.
Përplasja ndodhi jashtë lokalit “Shake”, në kohën kur në këtë biznes ndodheshin të paktën 50 klientë.