Përleshja me policinë në Gjakovë, arrestohen Përparim Isufi dhe Xhavit Plava

11 gusht 2024 | 22:43

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në Gjakovë, ky dyshohet se janë përfshirë tre persona.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodh në rrugën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Gjakovë, dhe në rast ka ndërhyrë një polic i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Ky i fundit siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali ka marrë lëndime të rënda nga të dyshuarit, dy burra dhe një grua që tashmë janë arrestuar nga Policia.

Polici sipas burimeve, polici ka pësuar disa fraktura në gishtat e dorës nga të dyshuarit e përfshirë në përleshje.

Këta të fundit madje kanë rezistuar gjatë ndalimit, me ç’rast kanë lënduar disa zyrtarë tjerë policorë.

Dy nga të dyshuarit e arrestuar siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali janë: Përparim Isufi, rreth 40-vjeçar dhe Xhavit Plava, rreth 49-vjeçar.

Dy burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, derisa policët e lënduar kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit pas varrimit ka…