
Përleshja në Gjakovë, këta janë dy personat që morën lëndime të rënda
29 mars 2025
| 14:59
Dy grupe janë përleshur mbrëmë pas mesnate në një lokal në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në lokalin “Dry Bar” në Gjakovë, ku pas një zënke mes dy grupeve, janë përdorur mjete të mprehta, sikur edhe thikat. Për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Sinjali raporton se viktima të këtij rasti janë Ali Bajraktari dhe Herolind Hajdaraj, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Për rastin janë të dyshuar gjashtë persona.
Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të gjithë të dyshuarve, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë” dhe veprimet hetimore janë në zhvillim.