Përleshje masive ndërmjet punëtorëve të Bechtel-Enkas
28 prill 2018
| 11:47
Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet punëtorëve të Bechetl-Enakas mëngjesin e së premtës. Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre në përleshje janë përfshirë disa punëtorë të autostradës në afërsi të Kaçanikut.
Punëtorët kanë përdorur edhe mjetet e forta të punës për goditje.
Lajmin për “Express” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar
“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.