Përleshje masive në stadium, 17 viktima, qindra të plagosur (Video)

06 mars 2022 | 19:02

Një ngjarje e rëndë, në kufijtë e të paimagjinueshmes ka ndodhur në futbollin meksikan, në stadiumin “Corregidora” në Kueretare.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se teksa po zhvillohej ndeshja mes Kueretaros dhe Atlasit, një kaos i vërtetë filloni me tifozët që pushtuan fushën e lojës.

Kjo ngjarje vazhdoi edhe jashtë shkallëve të stadiumit, ndërsa mori edhe përmasa të mëdha.

Liga Meksikane janë pezulluar 3 ndeshjet të cilat ishin të programuara të luheshin ditën e sotme.

Sipas asaj që raportojnë në Meksikë, autoritetet lokale deklaruan se ishin 22 të plagosur ku sipas autoriteteve 17 persona kanë ndërruar jetën për shkak të plagëve të marra.

VIDEO KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje rrëqethëse kanë shkrepur në Ukrainë, më konkretisht në qytetin…