Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve tek lumi Ibër
Sapo ka ndodhur një përleshje fizike mes qytetarëve shqiptarë dhe atyre serbë tek lumi Ibër më saktësisht mes Suhodollit dhe stadiumit Riza Lushta ku po kryhen punimet për rregullimin e shtratit të lumit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Deri tek përleshja ka ardhur pasi që serbët kanë penguar dëmtuar dhe penguar punimet që po bëhen në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Serbët me urdhër të strukturave paralele kanë dalur në vendin ku po bëhen punime në lumen Ibër, afërsisht disa qindra metra posht Liqenit Artificial.
Në vendin e ngjarjes ndodhën dhjetra policë dhe Veriu.info po qëndron aty për të raportuar në kohë të saktë dhe shpejt nga vendi i ngjarjes.
Serbët me bager kanë dëmtuar një pjesë të punimeve në kryera nga një kompani shqiptare për rregullimin e lumit dhe pjesës anësore të tij.
Kjo kompani është kontraktuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Policia po dëshiron të arrestojë punëtorët shqiptarë që po kryejnë punimet në atë pjesë.