Përleshje ndërmjet emigrantëve dhe policisë në Greqi
Policia greke ka tërhequr zvarrë qindra emigrantë të cilët ishin mbledhur pranë qytetit të Selanikut, me shpresën për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.
Përleshjet kanë shpërthyer në Diavata, kamp emigrantësh, pas thashethemeve në mediet sociale se kufiri për emigrantë do të hapet.
Gazeta greke “Kathimerini”, ka shkruar se dhjetëra emigrantë janë protestuar në stacionin hekurudhor të Athinës, Laris, duke shkaktuar pezullimin e shërbimit të trenave.
Sipas njoftimeve, disa emigrantë jashtë kampit Diavata kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila më pas është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Mediet greke i kanë përshkruar si “lajme të rreme” shkrimet në “Facebook” rreth planeve për një kalim të organizuar të kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Dhjetëra-mijëra emigrantë kanë mbetur në kampet e mbipopulluara në Greqi.
Ata kanë arritur atje masovikisht në vitet 2015-2016 dhe përfshijnë shumë afganë, sirianë dhe irakianë.
Në atë krizë, Gjermania ka pranuar mbi 800 000 azilkërkues.
E drejta ndërkombëtare ua jep të drejtën e azilit njerëzve që ikin nga lufta apo persekutimi.
Fluksi i emigrantëve në Evropë ka rënë pasi Turqia ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për t’i ndaluar anijet e emigrantëve në Detin Mesdhe dhe pasi vendet e Ballkanit kanë ndërmarrë kontrolle më të rrepta kufitare.