Përleshje ndërmjet forcave afgane dhe militantëve talibanë

01 mars 2019 | 11:36

Forcat afgane janë përfshirë në një përleshje të armatosur me talibanët pasi militantët sulmuan një bazë të madhe ushtarake në provincën Helmand.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se katër militantë janë vrarë përderisa ka pasur edhe viktima në anën e forcave afgane mirëpo nuk janë bërë të ditura detaje.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane kolonel, Dave Butler, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se “sulmi është parandaluar nga forcat afgane” .

Militantët talibanë kanë thënë se kanë vrarë disa ushtarë afganë.

Përleshjet mes forcave afgane dhe militantëve talibanë vijnë në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për paqen në Afganistan ndërmjet të dërguarit të ShBA-së, Zalmay Khalilzad dhe përfaqësuesve të talibanëve, raporton “Rel”.

Në të kaluarën, Khalilzad është përpjekur të bindë talibanët që të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Qeverisë së Afganistanit.

Talibanët e kanë hedhur poshtë atë propozim.

Në Kabul, Presidenti afgan Ashraf Ghani, ka përsëritur se një proces paqësor i udhëhequr nga afganët do të siguronte stabilitet të qëndrueshëm në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Sindikata e…