Përleshje ndërmjet Pakistanit dhe Indisë në Kashmir

02 prill 2019 | 11:25

Tre ushtarë pakistanezë janë vrarë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Ushtria e Pakistanit ka bërë me dije se disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën.

Ushtria pakistaneze po ashtu ka thënë se “është përgjigjur në mënyrë efektive” pas sulmeve të Indisë me mortaja në qytetin kufitar Rakçakri, i cili ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

Zyrtarët indianë nuk i komentuan raportet nga Pakistani.

Viktimat e fundit vijnë pasi në muajin shkurt, një sulm vetëvrasës la të vrarë 40 ushtarë indianë në Kashmir, pjesën e administruar nga India.

Kjo e ka nxitur Indinë të kryejë një sulm ajror brenda Pakistanit, duke shënjestruar, siç ka thënë, militantët përgjegjës për sulmin vetëvrasës.

Edhe Pakistani, edhe India, dy vende që posedojnë armë bërthamore, kontrollojnë pjesë të Kashmirit.

Dy fqinjët kanë një histori të marrëdhënieve të hidhura që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në vitin 1947.

Dy rivalët bërthamorë kanë luftuar tri luftëra – dy nga to për rajonin e Kashmirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Konsultativ për Politikën Ndëshkimore i kryesuar nga Kryetari i…