Përleshje ndërmjet policisë dhe punëtoreve të Ferronikelit
24 shkurt 2022
| 12:52
Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” janë përplasur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
“Mos na diskrimino, punëtorët nuk janë të privatizuar, Kosovës plus 1000 raste sociale, kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve.