Përleshje ndërmjet protestuesve në Berlinit
Të paktën një polic ka mbetur i plagosur në Berlin kur rreth 500 aktivistë që thërrisnin “Nazistët jashtë” janë përleshur me një numër të njëjtë aktivistësh të ekstremit të djathtë.
Shumë nga aktivistët që po shënonin 31-vjetorin e vetëvrasjes së të burgosurit nazist, Rudolf Hess, kanë filluar të hedhin gurë dhe shishe ndërmjet njëri-tjetrit.
Afro 2 300 policë ishin në detyrë për të parandaluar dhunën në kryeqytetin gjerman.
“Të paktën një oficer policie u plagos, por ngjarja ende po vazhdon dhe ne jemi shikuar të dhëna të tjera”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Berlinit, Thilo Cablitz.
Gjermania ka ligje të ashpra që ndalojnë përdorimin e simboleve të regjimit nazist, por organizimet e tilla janë shtuar më shumë pas ardhjes së emigrantëve në vitin 2015.