Përleshje në Deçan, arrestohen dy të dyshuarit

14 tetor 2024 | 10:40

Dy persona u arrestuan në Deçan pas një përleshjeje, ku njëri u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.

Një përleshje mes dy personave ka përfunduar me arrestimin e dy të dyshuarve në Deçan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 pas një mosmarrëveshjeje mes dy meshkujve kosovarë.

Njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Berlin ishte mikpritja e radhës që iu bë Kryeministrit…