Përleshje në Emshir – 3 të lënduar dhe 6 të shoqëruar në polici

05 shtator 2024 | 22:21

Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Konfirmimi i plotë i saj:

Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor.

Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, analist ka thënë në “Pressing” të T7, se…