Përleshje në grup në Fushë Kosovë, shtatë persona përfundojnë në polici

10 dhjetor 2020 | 22:48

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje me mjete të forta sot në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta.Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në hundë) për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po mendon për merkaton e verës. Skuadra gjermane…