Përleshje në mes të kërkuesve të arit në Çad, 100 të vdekur

31 maj 2022 | 14:13

100 persona raportohet të kenë vdekur pas një përleshje në mes të kërkuesve të arit në një zonë në veri të Çadit.

Po ashtu është raportuar se janë edhe 40  persona të plagosur nga përleshja masive.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Daoud Yaya Brahim, konflikti ka eskaluar pas konfliktit në mes të dy personave.

Rajoni malor i quajtur Kouri Boudoudi, që gjendet pranë kufirit me Libinë dhe tërheq gërmues të floririt nga i gjithë vendi dhe nga vendet fqinje.

Sipas raportimeve përleshja kishte ndodhur gjatë fundjavës.

Është thënë se numri i viktimave është më i lartë nga sa kanë thënë autoritetet dhe për një pjesë të vdekjeve kanë fajësuar autoritetet e sigurisë.

Qeveria ka dërguar një mision në zonën rreth 1 mijë kilometra në verilindje të kryeqytetit N’Djamena.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se një kontigjent i madh ushtarak është dërguar në zonë dhe ka rivendosur qetësinë.

Ai ka thënë se beson se përplasja ka ndodhur në mes të njerëzve nga Libia dhe Mauritania.

Por, javën e kaluar Mahamat Nour Ibedou, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Çad, ka thënë se ushtarët e dërguar për të ndërhyrë kishin qëlluar ndaj njerëzve, siç ka raportuar “AFP”-ja.

Sipas tij një lideri opozitar numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 200 persona, por autoritetet mohojnë shifrat si dhe përgjegjësinë për përkeqësimin e masakrës.

Të gjitha aktivitetet minerare në Kouri Bougoudi aktualisht janë pezulluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Ansu Fati i ka premtuar besnikëri të…