Përleshje në Mitrovicë, arrestohen 10 persona

27 shtator 2021 | 21:01

Dhjetë persona janë arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur në Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia përmes një komunikate për medie.

Tutje thuhet se incidenti ka ndodhur në kohën deri sa viktimat  ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet  në rajonin e Mitrovicës së  Jugut

Komunikata e plotë:

Sot, më 27.09.2021 rreth orës 16:00, në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, është raportuar  për një incident të ndodhur në rrugën “ Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku ishin përfshirë  disa persona.

Lidhur me rastin kanë reaguar menjëherë njësitet relevante policore, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale janë identifikuar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar për përfshirje në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, ka konfirmuar…