Përleshje në Prishtinë, përdoret revolja, policia tregon si ndodhi rasti

19 korrik 2023 | 08:58

Janë arrestuar pesë persona mbrëmë në Prishtinë pas rrahjes mes vete.

Gjatë përleshjes raportohet se është përdorur një armë zjarri, e cila është konfiskuar me një fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që kishte urdhër arrest nga gjykata.

“ Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë (NN) 18.07.2023 – 19:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Gjatë përleshjes raportohet se është përdorur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar me fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që, kishte urdhër arrest nga gjykata”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është arrestuar një person në rrugën “Ardian Zurnagjiu”…