Gjuajtje me armë në “Rrugën C” në Prishtinë, arrestohen tre persona

30 janar 2021 | 19:45

Forca të shumta të njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën C në Prishtinë. Mësohet se aty ka ndodhur një gjuajte me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.

Ai ka thënë se me këtë rast janë arrestuar tre persona.

Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë, në ‘Rugën C’ kanë hasur në një mosmarrëveshje në të cilën kanë reaguar. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin.

Video nga vendi i ngjarjes:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim…