Përmbledhje e shkurtër e botimeve në “Epoka e re” 2016, 2019 dhe 2020 (4)

29 prill 2021 | 11:35

CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (4)

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Para se të sqarohet se çka përmbajnë botimet në “Epoka e re” gjatë këtyre viteve, le të nisemi nga raportet e qendrave hulumtuese shkencore CERN dhe FERMILAB. Në këto raporte theksohet qartë fjala (një), çka do të thotë se janë afër zbulimit të a) (Një) grimce të re. Fjala është për vetëm një grimcë të re apo grimcën e 13. b) (Një) forcë të re që do të thotë se janë afër zbulimit të vetëm një forcë të pestë fundamentale të fizikës. Ndërsa për dallim nga këto qendra hulumtuese shkencore unë them se zbulimet e mia që janë publikuar në këto botime gjatë këtyre viteve kanë të bëjnë jo me një (1) grimcë por me tri (3) mikrogrimca të reja që i formojnë dy forca fundamentale repulsive të fizikës, e cila njëra vepron në makrobotë dhe tjetra vepron në mikrobotë, si dhe tri (3) mikrogrimcat e zbuluara nga unë janë të publikuara në “Epoka e re” më 27/01/2020.

Mikrogrimcat (β’), (δ’) dhe (μ’)

Këto mikrogrimca janë sqaruar në botimet e “Epoka e re” në botimin e 11 të datës 27 janar 2020. Shkëpusim një pjesë nga ky botim.

Mikrogrimcat (β’), (δ’) dhe (μ’) janë të ndryshme nga mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) dhe (β’’), (δ’’) dhe (μ’’), sepse protonet, elektronet dhe neutronet i prodhojnë këto mikrogrimca atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e magnetit mbulohen me materiale feromagnetike. Edhe pse këto mikrogrimca burojnë nga pjesa anësore e magnetit shpërndahen në të gjitha anët duke formuar një formë sferike rreth magnetit me një rreze të caktuar (R) e cila varet nga niveli energjetik i mikrogrimcave (β’), (δ’) dhe (μ’), dhe kohës së qëndrimit të materialeve feromagnetike mbi polet magnetike.

Sqarim

Pasi këto botime kanë të bëjnë me fushën simetrike të magneteve këtu bazuar në eksperimente sqarohet saktë se në momentin kur mbulohen polet e magnetit me pllaka të materialeve feromagnetike përkatësisht me pllaka të hekurit nga pjesa anësore e magnetit buron fusha antimagnetike e cila përbëhet nga tri mikrogrimca (β’), (δ’) dhe (xμ’) të cilat prodhohen gjatë fenomenit të rigjenerimit të protoneve, neutroneve dhe elektroneve.

Çka do të thotë se:

1) Protonet i prodhojnë mikrogrimcat (β’) që i kam emëruar protoine (β’),

2) Elektronet i prodhojnë mikrogrimcat (δ’) që i kam emëruar elektroine (δ’) si dhe

3) Neutronet i prodhojnë mikrogrimcat (xμ’) që do t’i emërojë neutroine (xμ’)

Pasi protonet janë ngarkesa pozitive kjo tregon qartë se edhe mikrogrmcat (β’) janë mikrogrimca pozitive (+β’), kurse elektronet pasi janë ngarkesa negative edhe mikrogrimcat (β’) janë mikrogrimca negative (-δ’), kurse e vetmja arsye se pse nuk janë bërë këto simbolizime dhe emërtime publike në vitin 2020 ka të bëjë me mikrogrimcën (μ’) që prodhohet nga neutroni.

(+β’) – Protoinet

(-δ’) – Elektroinet

(xμ’) – Neutroinet Për x=?

Në këtë mënyrë simboli (μ’) do ta shkruaj për momentin (xμ’), shenja (x) do ta vërtetojë se modeli standard i fizikës së grimcave do të bie gjithsesi sapo të sqarohet dhe kuptohet neutroni.

Sqarim

Gjatë botimeve në gazetën “Epoka e re” 2016, 2019 dhe 2020 te fusha antielektrostatike që ka të bëjë me mikrobotën, shumë qartë e kam sqaruar fushën antielektrostatike te elektroni dhe protoni, por nuk e kam sqaruar te neutroni. Prandaj neutroni do të sqarohet në një botim të ardhshëm të afërt të librit që do botohet në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, si dhe do të ndryshohen tërësisht të dhënat shkencore mbi neutronin që njihen nga komuniteti shkencorë me të dhënat natyrale që do t’i japë unë mbi këtë grimcë enigmatike.

Fizikën e ndarë e bashkon fusha antimagnetike në makrobotë dhe fusha antielektrostatike në mikrobotë

Për dallim nga raportet e qendrave hulumtuese shkencore CERN dhe FERMILAB që e përmendin një grimcë të re apo vetëm një forcë të re fundamentale, në zbulimet e mia shkencore që janë të botuara tregojnë qartë se kemi të bëjmë me dy forca fundametale repulsive të fizikës.

1) Fusha antimagnetike si një forcë repulsive që vepron në makrobotë, si dhe e dyta është 2) Fusha antielektrostatike si një forcë repulsive që vepron në mikrobotë.

Por që të dyja fushat formohen nga mikrogrimcat e njëjta (+β’), (-δ’) dhe (xμ’), të cilat formojnë fushën antielektrostatike në mikrobotë te të gjitha elementet e materies, si formojnë fushën antimagnetike në makrobotë vetëm te elementet feromagnetike të materies.

Në këtë mënyrë duke u bazuar në raportet e dy qendrave hulumtuese shkencore CERN dhe FERMILAB që janë afër ta zbulojnë një forcë të re fundamentale të fizikës, edhe pse nuk e theksojnë në mënyrë të qartë, fjala është për zbulimin e forcës së pestë fundamentale të fizikës. Kuptohet se zbulimi i kësaj force fundamentale të fizikës, na dërgon drejt njohjes reale të universit, krijimit, zhvillimit dhe gjendjes së tanishme të tij, përkatësisht zgjidhjes së problemit të energjisë së zezë dhe ekspansionit të universit, për të cilat fenomene këto qendra edhe janë themeluar.

Por si do që të jetë nëse CERN dhe FERMILAB pretendojnë se kanë gjetur vetëm (një) forcë, do të thotë kanë gjetur forcën e pestë fundamentale për makrobotën problemi nuk zgjidhet, përkundrazi e thellojnë ndarjen e fizikës edhe më shumë, sepse forca fundamentale që vepron në makrobotë ka një lidhshmëri të pandarë me forcën fundamentale që vepron në mikrobotë, sepse që të dyja forcat kanë një gjeneratorë të njëjtë të tornadove elektromagnetike (aX+aZ) që i prodhojnë fushën elektrostatike në mikrobotë dhe fushën magnetike në makrobotë, nga të cilat burojnë fusha antielektrostatike në mikrobotë, si dhe fusha antimagnetike në makrobotë.

Përpos ngjashmërisë që fenomene të njëjta të tornadove elektromagnetike (aX+aZ) i formojnë këto fusha primare siç janë fushat elektrostatike dhe magnetike, ekziston edhe një dallim substancial në mes tyre.

Lidhshmëria dhe dallimi në mes fushës antimagnetike në makrobotë dhe fushës antielektrostatike në mikrobotë

Dallimi substancial i tyre është se fusha antilektrostatike që vepron në mikrobotë, e ka burimin nga fusha elektrostatike që buron nga ngarkesat elektrike që ndodhen në brendësi të atomit, si dhe janë aktive te secili element përbërës i materies pa marrë parasysh gjendjen e ngurtë të lëngët apo të gaztë. Shiko figurën (1).

No description available.

Këto forca u kundërvihet forcave tërheqëse të cikloneve (aX+aY) në mes secilës grimcë të atomit, me ç’rast arrihet stabiliteti i bërthamës së atomit. Kurse ndryshe nga fusha antielektrostatike që vepron në mikrobotë, fusha antimagnetike që vepron në makrobotë te trupat qiellorë e ka burimin nga fusha magnetike e po atyre trupave qiellorë, kurse për dallim nga fusha antielektrostatike, fusha antimagnetike aktivizohet vetëm në rrethana të caktuara. Përpos që aktivizohet në rrethana të caktuara, ajo aktivizohet vetëm te atomet e materialeve feromagnetike siç janë atomet e hekurit, kobaltit dhe nikelit. Shiko figurën (2).

No description available.

Në këtë mënyrë fusha antimagnetike si një forcë repulsive në makrobotë ju kundërvihet forcave tërheqëse të cikloneve (aX+aY) të trupave qiellorë, me ç’rast arrihet deri te ekuilibri i forcave tërheqëse dhe repulsive te trupat qiellorë, dhe në këtë mënyrë arrihet stabiliteti në mbarë universin.

Prandaj siç po shihet CERN-i Europian dhe Fermilab Amerikan më shumë shkojnë drejt ndarjes së fizikës se sa bashkimin e saj. Këto janë vetëm një pjesë që janë sqaruar shumë mirë në botimet e publikuar në “Epoka e re) 2019 dhe 2020. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të…