Përmbyllet aksioni për vaksinimin e qenve me pronarë në Ferizaj
Komuna e Ferizaj ka përmbyllur me sukses aksionin për vaksinimin e qeneve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit, i cili është zhvilluar tash e disa ditë në gjithë territorin e kësaj komune. Këtij aksioni i janë përgjigjur pozitivisht qindra qytetarë, duke sjellë kafshët e tyre që t’i vaksionojnë.
Ata kanë vlerësuar këtë nismë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në funksion të mbrojtjes së kafshëve. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka parë nga afër disa nga lokacionet ku po kryhej vaksinimi, me ç’rast është shprehur se nisma të tilla, por edhe më të gjera do të realizohen vazhdimisht në mbrojtje të kafshëve dhe në funksion të zbatimit të pakos së masave të qeverisjes lokale për mbrojtjen e kafshëve.
Ai e ka vlerësuar të suksesshëm gjithë procesin e vaksinimit të qenve me pronarë, i cili tashmë ka përfunduar.
/Epoka e re/