Përmbyllet “Grassroots Week”, një javë festë futbolli për të gjithë

28 shtator 2024 | 14:10

Java e Grassroots, e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, në kuadër të programit të mbështetur nga UEFA, është përmbyllur pas aktiviteteve festive çdo ditë nëpër mjedise të ndryshme të vendit.

Festën e futbollit bazik e shënoi edhe Gjakova, ku u përfshin fëmijë të grupmoshave të ndryshme, e të cilët u argëtuan pa fund me lojërat me top dhe aktivitete tjera rekreative nën përkujdesjen e mësimdhënësve dhe trajnerëve të futbollit.

Tani programi Grassroots vazhdon me projektet e parapara të sezonit të ri, e që për synim ka përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve nga të gjitha kategoritë sociale, me aktivitete futbolli dhe argëtuese në shkolla, klube dhe komunitete lokale.

Gjatë Javës Grassroots morën pjesë fëmijë të të gjitha kategorive, teksa një nga synimet kryesore të kësaj jave ishte inkurajimi i fëmijëve për t’u bashkuar me futbollin, pavarësisht aftësive të tyre.

Përmes këtyre aktiviteteve FFK vuri në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis shkollave dhe klubeve për të ndihmuar zhvillimin e futbollit nga baza, duke siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të përjetojë emocionet e futbollit dhe të zhvillojë shkathtësitë e tij në një mjedis të shëndetshëm dhe të barabartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanal10 në kuadër të emisionit “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka…