Përmbyllet “Java e Mobilitetit”, bëhet thirrje për ruajtjen e mjedisit

22 shtator 2019 | 17:36

Në përmbyllje të “Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit”, u kërkua që të ketë më shumë kujdes dhe angazhim për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, teksa në Prishtinë u theksua nevoja që të ndalohet përdorimi i ngrohjes me thëngjill dhe veturave në brendësi të qytetit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, për t’i përcjellë mesazhet e tyre për ruajtjen e mjedisit, ishin të pranishëm ambasadori gjerman Christian Heldt, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kryetari Ahmeti vuri në pah dy problemet që po e ndotin mjedisin në kryeqytet që, sipas tij, janë ngrohja me thëngjill dhe përdorimi i shumtë i makinave. Për të parën, i pari i Prishtinës ka thënë se janë duke bërë zgjidhje me një projekt 40 milionësh për ngrohje me energji solare.

“Shkronja O në Newborn e ka kuptimin e oksigjenit. Mungesa e oksigjenit është ngrohja me qymyr dhe makinat. Do të bëjmë zgjidhje me një projekt që do ta bëjë ngrohjen solare me 40 mijë euro pasi e zvogëlon në mënyrë drastike ndotjen. Sa më shumë që i largojmë makinat do të jetë gjë më e mirë për qytetarët. Protestën duhet ta kemi në formë për t’i parandaluar makinat dhe përdorimin e qymyrit”, ka thënë Ahmeti.
A

mbasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, duke folur për sfidat që po i sjell ngrohja globale, ka theksuar se duhet të ketë një angazhim më të madh pasi, sipas tij, askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë, teksa u bëri thirrje qytetarëve që ta respektojnë dhe ta duan mjedisin.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pohuar se Kosova e së ardhmes është Kosovë e gjelbër, teksa dha edhe tri mesazhe që, sipas tij, janë në kuadër të përmirësimit të mjedisit.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit, Leotrim Sahiti, ka theksuar se kjo ministri ka planifikuar projektin që siguron ujin e pijshëm, derisa ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë ujin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Drejtësisë (PD) ka shënuar të dielën 20-vjetorin e…