Përmbyllet procesi i votimit në diasporë, dalin në votime 71 % e të regjistruarve
08 shkurt 2025
| 21:00
Ka përfunduar procesi i votimit të qytetarëve të Kosovës nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës në diasporë.
Deri në ora 19:00 kanë dalë për të votuar 71.16 % e të regjistruarve apo 14 mijë e 463 persona. Nuk janë përfshirë rezultatet në Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.
Më së shumti persona kanë dalë në konsullatën e Kosovës në Duselldorf, gjithsejt 1 mijë e 560 persona.
Votimi është zhvilluar në 19 shtete.