Përmbyset anija me 14 000 dele
26 nëntor 2019
| 11:36
Një anije që mbante më shumë se 14 000 dele është përmbytur në brigjet e Rumanisë. Queen Hind u përmbys të dielën pas largimit nga porti i Midias, afër qytetit juglindor Konstanța, në vijën bregdetare të Detit të Zi.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, 22 shtetas sirianë shpëtuan. Në operacionin për shpëtimin e deleve u përfshi policia, zjarrfikëset dhe roja bregdetare rumune.