Përmbyset autobusi, humb jetën portieri 25-vjeçar
Zakaria Bouziani, portier 25-vjeçar i Mouloudia d’El Bayadh, një klub Algjerian i Ligue 1, humbi jetën së bashku me ndihmëstrajnerin Khaled Zitouni pas përmbysjes së autobusit që transportonte ekipin në provincën e Tiaret, Algjeria Veri Perëndimore.
Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, duke cituar drejtorinë e mbrojtjes civile të Tiaret, duke saktësuar se nga aksidenti janë lënduar edhe tetë persona. Autobusi i ekipit po udhëtonte për në provincën bregdetare të Tizi Ouzou për ndeshjen e mbrëmjes së të premtes kundër Js Kabylie, e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të kampionatit algjerian.
Sipas të njëjtit burim, Federata Algjeriane e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e kampionatit kombëtar të të gjitha divizioneve të planifikuara për në fund të kësaj jave.