Përmbyset autobusi me pelegrinë, dhjetëra viktima

21 gusht 2024 | 07:56

Të paktën 28 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së martës në Iran.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi i mbushur me pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në pjesën qendrore të provincës Yazd.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa mësohet se pelegrinët po udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni fetare për nder të një shenjti që ka vdekur në shekullin e shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen shtatë vjet që kur u nda nga jeta…