![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/F1437E08-4D9B-47C0-AC6D-F8D00B2C1AF4-533x300-1.jpeg)
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur
Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se ka viktima dhe të lënduar.
Një autobus pasagjerësh i kompanisë “Mardin Seyahat”, që ishte në lëvizje nga Şırnak drejt Erzurumit, doli nga kontrolli për shkak të akullit në rrugën me kthesa dhe u përmbys në anë të rrugës, raporton telegrafi.
Si pasojë e aksidentit, katër persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u lënduan, raportojnë cnn turk.
Pas njoftimit, në vendngjarje u dërguan ekipe të ndihmës së shpejtë, UMKE, AFAD, zjarrfikësit, policia dhe xhandarmëria.
Të lënduarit, pasi morën ndihmën e parë, u transportuan për mjekim në spitalet shtetërore të Genç dhe Bingolit.
Guvernatori Ahmet Hamdi Usta, i shoqëruar nga komandanti i xhandarmërisë së provincës, gjeneral brigade Bilgihan Yeşilyurt, dhe prefekti i Gençit, Muhammet Güzel, shkuan në vendin e aksidentit për të kryer inspektime.